Berat, bie në humnerë fuoristrada, 2 vëllezër dhe shoferi në gjendje të rëndë
Berat- Një fuoristradë me pelegrinë është rrëzuar paraditen e sotme nga një lartësi prej 100 metra. Automjeti tip Datsun ka rënë në vendin e quajtur Novataj, në afërsi të Kulmakut. (Ne foto një prej te plagosurve duke u transportuar per ne spital)Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy pasagjerët vëllezër, përkatësisht 19 dhe 17 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, Bexhet Bajraktari, 52 vjeç.Ndërkohë mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Beratit, për t'iu nënshtruar operacionit dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.Vëllezërit, Deli dhe Muharrem Dervishi , nga fshati Therepel i qytetit të Beratit, ishin nisur drejt Malit të Tomorrit, në Teqenë e Kulmakut, për pelegrinazhin e përvitshëm.Nga hetimet e para rezulton se shkak i aksidentit është bërë manovrimi i gabuar i mjetit. Çdo vit drejt Teqesë së Kulmakut shkojnë mijëra pelegrinazh, por terreni i thyer dhe problemet në infrastrukturë janë bërë shkak për aksidente të shumta.e.k/oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter