Emigracioni në Itali, 1700 zbarkojnë në Reggio Calabria
Itali - Kanë zbarkuar në brigjet italiane një mijë e shtatëqind emigrantë, mes tyre qindra fëmijë. Anija “San Giusto” është ankoruar në Reggio Kalabria dhe sipas autoriteteve portuale, emigrantët kanë kombësi të ndryshme.Menjëherë kanë nisur operacionet për strehimin e tyre, emergjenca për ndihmën e parë për fëmijët dhe ata që kishin nevojë. Gjithashtu edhe një numër i madh vullnetarësh ka ardhur në ndihmë të personave që kerkojnë një jetë më të mirë në Europë.Emigrantët në përgjithësi janë në gjëndje të mirë dhe do të transferohen të gjithë në qendra të ndryshme strehimi, të ngritura thuajse në të gjithë italinë, pasi tashmë dihet që italia është prekur nga ky fenomen prej kohësh.Vetëm 290 prej tyre, nga 1.700 gjithsej do të qendrojnë në Reggio Kalabria. Fillimisht në bordin e anijës “San Giusto” ishin 1.283 emigrantë, prej të cilëve, 1.127 meshkuj, 85 gra dhe 71 minorenë. Të cilëve me pas u janë bashkuar edhe 400 të tjerë në kohën kur anija po afrohej në portin e Reggion Kalabrias.Të gjithë emigrantët që zbresin në brigjet italiane i nënshtrohen një testi mjekësor, për të parë nga afër nëse janë të prekur ndonjë semundje. Konfliktet në vende të ndryshme, si Siri apo Irak, ka bërë që numri i emigranteve në Itali të rritet shumë kohët e fundit. Ka qënë një nga prioritetet e para të qeverisë Renzi, por edhe presidencën italiane në këto 6 muaj.Gjithsesi, përpos kërkesave të vazhdueshme të kryeministrit Renzi për ndryshim të legjislacionit të emigracionit në Europë, Brukseli nuk ka dhënë ende një përgjigje apo shenjë ndryshimi. Italia kërkon një bashkëpunim me vendet e tjera europine, veçanërisht për shtrehimin e emigrantëve, duke kerkuar ndarjen e përgjegjësisë me partnerët.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter