INUK nis shembjet në Fier, i hap rrugën bulevardit të ri
Fier - Në kuadër të projekteve për rehabilitimin e bulevardit "Jakov Xoxa" dhe të infrastrukturës së qytetit të Fierit, ka nisur prishja e e të gjitha ndërtimeve që nuk plotësojnë kriteret urbane madje edhe rrapeve shekullorë në rrugën "Aulona", që po bëhen çdo ditë e më shumë shkak aksidentesh.Ferdinand Muskaj, Drejtori i INUK-ut në Fier, tha se përveç prishjes së objekteve nga Qafa e Koshovicës e deri te kryqëzimi i Sheqit, janë vendosur dhe gjoba.Momentalisht, puna është përqëndruar në bulevardin "Jakov Xoxa", që do të rikonstruktohet dhe do të vazhdohet të ndërhyhet edhe në lagjet periferike të Fierit.“Ne kemi ndërhyrë duke prishur rreth 38 objekte të paligjshme, - tha Muskaj, - por janë dhe 100 të tjera, fasada, që do të prishen, sepse kjo është një nga rrugët kryesore të qytetit të Fierit, që do t’i kthehet qytetarëvë në të gjitha parametrat bashkëkohorë duke pasur parasysh që në pjesën e sipër do të ketë edhe pedonale dhe një korsi për çiklistët.Veç prishjeve e gjobave, kemi marrë masa edhe për prishjen e objekteve në rrugën “Aulona”, që do të zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme. Atje do të priten dhe rrapet shekullorë, që kanë tejkaluar moshën e tyre dhe janë shkak aksidenti për kalimtarët dhe mjetet që kalojnë në të.Lidhur me prishjen e objekteve përgjatë lumit Gjanica, pritet miratimi i fondit për projektin para se të nisë prishja e objekteve pa leje.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter