S'ka më armëpushim në Gaza, vritet djali dhe gruaja e liderit të Hamasit
Gruaja dhe fëmija e liderit të Hamasit raportohet se janë vrarë në sulmet me raketa mbi rripin e Gazas, i cili shkaktoi 11 viktima.Një zëdhënës i Hamasit në Kajro tha se Izraeli ka vënë nën shënjestër Mohammed Deif, kreun e Hamasit.Ende nuk ka konfirmime nëse gjatë sulmit të së martës mbrëma, (19 gusht) ka mbetur i vrarë edhe Mohammed Deif por zëdhënësi i Hamasit, Mussa Abu Marzuk ka konfirmuar se gruaja dhe vajza e tij kanë humbur jetën.Deif, i akuzuar se ka urdhëruar sulmet me bomba dhe raketa në Izraelit disa vite më parë, i ka mbijetuar disa herë sulmeve dhe shënjestrimeve, pasi ka shpëtuar vetëm me disa plagosje dhe fraktura.Pas këtij sulmi, zyrtarë të Hamasit janë shprehur se Izraeli ka hapur dyert e ferrit dhe për këtë do të paguajë një cmim të shtrenjtë.Mohammed Deif ishte kreu i Brigadës së Qassam që nga viti 2002 dhe është një krye të listës së personave më të kërkuar të Izraelit.Mentori i tij, ai që në 1990 e angazhoi me Hamasin ishte krijuesi i bombave Yehya Ayyash dhe nga ajo kohë ai është cilësuar si urdhëruesi dhe ideuesi i disa sulmeve vetë-vrasëse me bomba.Në përpjekjet e mëparshme për ta asgjësuar, Deif ka humbur një sy. Përgjatë gjithë natës, në të gdhirë të së mërkurës, Izraeli ka vijuar sulmet me raketa në qendër të Gazas, duke vrarë 11 persona. Sulmet nisën vetëm pak orë para skadimit të armëpushimit të përkohshëm.Pas këtyre sulmeve Izraeli është në gjendje gadishmërie, për të pritur një hakmarrje nga militantët e Hamas. Sirenat e alarmit janë ndezur në disa qytete, mes tyre Tel Aviv dhe Jeruzalem. Që nga fillimi i konfliktit më 8 korrik, kanë humbur jetën 2028 palëstinezë dhe 66 izraelitë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter