Majko: Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2013, 10:00
Pas publikimit të lajmit për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë ka reaguar deputeti socialist Pandeli Majko.Ai shprehet se Serbia ka hequr me xhandarë, mëngjesin e sotëm përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës.“Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Millosheviçit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do ti isha mirënjohës. Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mi!”, shkruan Majko në Facebook.