Shkodër, ekzekutohet me armë një 46-vjeçar, s`dihen motivet

Një 46-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pranë tregut të Zdrales në qytetin e Shkodrës.Kujtim Vajushi është qëlluar me pistoletë ndërsa ka qënë duke blerë pranë një shitësi ambulant. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje Vajushi është qëlluar në momentin që ka qënë më shpinë nga rruga ndërsa tregtarët kanë dëgjuar vetëm krismat e pistoletës.Sipas dëshmitarëve në momentin që Vajushi ka qënë me shpinë nga rruga atij i është afruar një motorçikletë me dy persona dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.Pas kryerjes së krimit autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa 46 vjeçari Vajushi i kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës por për arsye të gjakderdhjes 46- vjeçari ka humbur jetën pa mbërritur në spital.Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.Ndërkohë që në komisariatin e policisë janë shoqruar disa persona të cilët kanë qënë pranë vendit të ngjarjes mirëpo sipas dëshmive të tyre identifikimi i autorëve ka qënë i pamundur kjo edhe për shkak se dy personat që kanë qëlluar në drejtim të Vajushit kanë qënë me kapele.Ndërkohe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes pavarësisht se në vendingjarjes mungojnë edhe gëzhojat e armës e cila mendohet të ketë qënë pistoletë.