Militantët e ISIS i presin kokën gazetarit amerikan: Kemi në dorë dhe një tjetër
Militantët Islamikë të ISIS kanë njoftuar se kanë prerë kokën e gazetarit amerikan James Foley, i cili rezulton i zhdukur prej 22 nëntorit të vitit 2012.Në Youtube është publikuar një video të titulluar "A message to #America (from #IslamicState)", një mesazh për Amerikën nga Shteti Islamik, ku tregohen pamjet rrënqethëse të gazetarit, i cili qëndron i ulur në gjunjë dhe i veshur me një kostum ngjyrë portokalli.Në krah të gazetarit qëndron edhe një person i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar dhe mban në dorë një thikë, të cilën e drejton në fytin e gazetarit Foley.Gazetari lexon një mesazh ku i kërkon miqve dhe familjes që të ngrihen kundër vrasësve të tij.Përpara ekzekutimit është dhënë një mesazh për presidentin e SHBA Barack Obama që ndalë ndërhyrjen në Irak.“Cdo tentativë e jotja, Obama, për t’u mohuar lirinë dhe sigurinë myslimanëve që jetojnë në kalifat, do të çojë në thertore njerëzit tuaj” -thuhet në mesazhin e dhënë në këtë video nga militanti që kryen ekzekutimin.Më pas, militanti thotë se ISIS mban një tjetër gazetar amerikan, Steven Joel Sotloff, korrespondent i TIME, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2013 në Libi. Militanti paralajmëron se ai do të jetë viktima i radhës. Militanti duku iu drejtuar Obamës thotë se"jeta e tij varet nga veprimet e tua."Nga ana tjetër administrata amerikane thotë se “nuk ka elementë për të konfirmuar autenticitetin e videos”. Caitlin Hayden, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se “nëse lajmi rezulton i vërtetë, tmerri i Shteteve të Bashkuara për vrasjen brutale të një gazetari të pafajshëm, do të jetë tepër i madh”.Mamaja e Jim: S'kemi qene kurrë kaq krenarëNuk kemi qenë kurrë kaq krenar me djalin tonë. Dha jetën duke u përpjekur t’i tregojë botës vuajtjen e popullit sirian” shkruan Diana Foley, mamaja e gazetarit Jim Foley.“I përgjërohemi rrëmbyesit të kursejë jetën e pengjeve të tjerë. Janë të pafajshëm, siç ishte dhe Jim. Nuk kanë asnjë kontroll të politikës së qeverisë amerikane mbi Irakun, Sirinë apo në shtete të tjera të botës”, lexohet në profilin e saj në facebook.Falenderojmë Jim për gëzimin që na ka falur. Ishte një djalë, vëlla, gazetar dhe njeri i jashtëzakonshëm” shkruan më tej nëna etij duke mbyllur mesazhin me lutjen”ju lutem respektoni privatësinë tonë këto ditë teksa ne vajtojmë Jim”Rrëmbimi i gazetarit amerikan James FoleyGazetari amerikan Foley u rrëmbye më 22 nëntor 2012, në ditën kur po raportontë nga Siria. Ai më parë kishte dërgua një video ku tregohej përleshja e dhunshme mes rebelëve dhe regjimit të Damask.Gazetari u rrëmbye në afërsi të Taftanaz, së bashku me shoferin dhe përkthyesin e tij, por këta u liruan më vonë. Folye ishtë report lufte dhe mbulonte konfliktet në Afganistan dhe Libi.Në prill të vitit 2011 ai kishte qenë viktimë e një rrëmbimi në lindje të Libisë, nga një grup i përkrahësve të regjimit të Gadafit. Bashkë me të janë marrë edhe dy gazetarë të tjere Clare Gills amerikan dhe një gazetar spanjoll Manu Barbo, ndërsa një tjetër nga Afrika e Jugut u vra.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter