Vjedhja në BSH, Bushati: Të ketë një hetim qoftë edhe politik
“Të ketë një hetim, qoftë edhe politik”, kështu ka deklaruar sekretari për ekonominë në PS, Ervin Bushati në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.Në një intervistë në Ora News me gazetaren Jonida Shehu, Bushati është shprehur se kjo është një degjenerim, duke qenë se vjedhja nuk është bërë brenda natës, madje sipas tij grupi që akuzohet për vjedhje nuk ka pasur një organizim të saktë.Për Bushatin nuk duhet të dalë thjesht përgjegjësia për vjedhjen e BSH, por duhet menduar për një sistem se çfarë duhet bërë me pikën më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.“Problemi i BSH është problemi i qytetarëve i ekonomisë, dhe duhet të ketë një zgjidhje permanente. Nesë dihet që deri më sot janë vjedhur 7 mln dollarë që janë pa interesa, është më shumë se kaq, dhe ja sugjeroj, ata që merren ta llogarisin edhe këtë. Derisa ka ndodhur kjo, kemi një degjenerim, sepse nuk është se ndodhi njëherë brenda natës. Nëqoftëse ka ndodhur për një kohë të gjatë dhe sistematike dhe nga nje grup që nuk më duket se ka një inteligjencë apo organizim të saktë, tregon për një degradim, dhe kjo duket si ajo pjesa që “aty ku merret molla nga dikush, ushtria merr gjithë pyllin”. Kjo tregon që ka probleme më të thella dhe meqë i është futur duhet t’i shkohet deri në fund dhe të ketë një hetim, qoftë edhe politik, që të merret edhe jo thjesht të dilet përgjegjësia, sepse sot është shumë kollaj të kryqëzosh edhe Guvernatorin apo Këshillin Mbikqyrës dhe do ishte gjëja më e thjeshtë që unë ti denoncoja publikisht. Por duhet menduar për një sistem se çfarë duhet bërë nesër me pikën me nevralgjike dhe më të besueshme të ekonomisë shqiptare”, deklaroi Bushati.Për atë se çfarë duhet të bëjë politika në lidhje me këtë çështje, sekretari për ekonominë në PS, i tha gazetares se duhet t’ja bëjë të qartë publikut se sistemi bankar në Shqipëri është i mirëkonsoliduar. Sipas tij politika duhet të punojë që mos cënohet besimi i shqiptarëve në këtë institucion të rëndësishëm.“Politika duhet të merret sistematikisht për ta bërë të qartë për publikun, që pavarësisht kësaj që po ndodh të kuptohet se sistemi bankar është i mirëkonsoliduar, dhe kjo është detyra e çdo politikani. Sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe kjo është e mirë për ekonominë shqiptare. Në aspektin e ndërgjegjësimit qytetar duhet t’i shkohet deri në fund sepse janë paratë e shqiptarëve. Kredibiliteti është një pikë e rëndësishme. Në ekonomi të gjithë njerëzit marrin kredi, blejnë mallra, investojnë, kur e dinë se paraja kë një vlerë. Dhe nëse cënohet ky besim, është një problem i madh. Politika të punojë që ky besim mos cënohet. Nuk është se ne jëmi nën ombrellën e euros, ne kemi një monedhe sovrane dhe gjithçka kontrollohet nga BSH dhe kjo nuk duhet të cënohet. Shqiptarët duhet të jenë të qetë ku gjithçka shkon në vazhdëmisë dhe me atë seriozitetin që duhet të ketë një institucion”, tha Bushati.Në lidhje me marrëveshjen e CEZ, Bushati u shpreh se problemi i privatizimit ka qenë që në gjenezë dhe se arbitrazi ka qenë mëse normal dhe për të zgjidhur ngërçin u arrit në këtë marrëveshje dhe se marrëveshja ishte hapi i duhur për një proces transparent.Marrëveshja me CEZ, Bushati: Problemi i privatizimit ka qenë që në gjenezë“Problemi i privatizimit të entit të shpërndarjes të energjisë elektrike është i vjetër, dhe e ka pasur ngarkesën negative që në gjenezë. Në mendimin tim një monopol natyror dhe kombëtar nuk mund ti kalojë një private po si monopol, sepse bie një nga premisat e ekonomisë së tregut që është konkurenca. Nëse ne dalim në treg bashkë dhe kërkojmë një furnizuas me energji për shtëpitë, nuk do të kemi konkurencë në treg dhe kjo bën që cmimi të jetë më i lartë, dhe nuk mund të ndërrosh operator. Kalimi i saj në një dorë të vetme bëntë që në anën e tregut të ishte ky ngërc që në fillimin e problemit.“Bushati: Marrëveshja për të zgjidhur ngërçin me CEZ“Për shkak të përformancës të dobët, edhe kjo si çdo kompani private i binte që të falimentonte kur arriti të mblidhet 26 % të asaj që lëshonte në treg, pra 74 % nuk mblidhej, dhe në këtë pikë u prish marrëdhënia, nuk garantonte dot shteti shqiptar pagimin e faturave dhe në këto momente u thye marrëveshja. Arbitrazhi është normal dhe për të zgjidhur ngërcin u vendos që të arrihej në këtë marrëveshje. Kjo që u bë ishte hapi i duhur për momentin siç u la marrëveshja në tërësi , gjithashtu për t’i dhënë një frymëmarrje dhe për të nisur një proces më transaparent se çfarë do të bëhët me sistemin e shpërndarjes.”Në lidhje me shumën që qeveria shqiptare do t’i paguajë kompanisë Bushati dha këtë përgjigje:“Nuk i kam të qarta. Ka pasur proceduara të sakta, ka qenë garant edhe BB. Është herët për të folur për shifra. Mendoj që në momentin që do bëhën të qarta do ketë argument. Është e rëndësishme që sektori që është kaq i rëndësishëm, duhet që të ketë diçka më shumë se furnizimi, duhet të këte liberalizimin në treg, që edhe ata që janë biznese të kenë zgjidhjet e tyre, me çmimin, shërbimin dhe të mos jetë CEZ një peshë në kurrizin e ekonomisë, por të bëhët partner. Në këto 20 vite energjia ka qenë problem për bizneset por edhe që i ka nxirrë jetën shqiptarëve. Mendoj se do të ketë një zgjidhje të integruar.”Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter