FOTOLAJM/ Merkel shërben supë me patate në kampingun e emergjencave

Bonn – Kancelarja gjermane rrethohet nga ekipet e shpëtimit të Kryqit të Kuq Gjerman! Mos u shqetësoni, Angela Merkel e CDU-së po bën një vepër të mirë. Ajo nuk është vetëm një zonjë e hekurt e politikës europiane, por dhe mjaft sportive.Kancelarja vizitoi të martën Zyrën Federale të mbrojtjes civile në Bonn. Gjatë vizitës ajo jo vetëm inspektoi një ditë pune të emergjencave civile, por u angazhua në punët e përditshme të tyre.Kështu në kampingjet e Shën Gjonit, Merkel veshi përparësen e një amvise dhe shërbeu për punonjësit një supë me patate. E sigurisht, shërbimi s’mund të kalonte pa testim, kështu që Merkel shijoi dhe vetë një lugë nga supa.Ndërkaq në kampin e shpëtimit bjeshkëtar, kancelarja provoi aftësitë e saj si shofere."Ju të gjithë bëni një punë të madhe. Është tepër i çmuar, ajo që ju bëni për kompaninë, "tha Merkel."Unë kam qenë shumë e impresionuar nga kurajoja dhe angazhimi juaj që keni treguar gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar. Kjo më ka inkurajuar mua për të mësuar më shumë për Mbrojtjen Civile. "Pas vizitës, nuk mund të mungonin dhe detyrat e shtëpisë për Merkel. Një përfaqësues i Shoqatës së Zjarrëfikësve kërkoi pajisje të reja, ndërsa një tjetër kërkoi këpucë.Merkel premtoi se do kujdeset që ti përmbushë ato....