Përfshihen në një aksident dy djemtë e Remzi Hoxhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2014, 22:55
Aksidentohet djali i Remzi Hoxhës, biznesmenit që u zhduk para 19 vitesh. Ardiani është përfshirë nga një aksident, ku ishte bashkë me bashkëshorten dhe vëllain e tij.Mediat kosovare bëjnë të ditur se shëndeti i tyre është i mirë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.Ardian Hoxha është një biznesmen i njohur në Kosovë dhe pronar i shumë bizneseve private. Adriani është i njohur për mediat sa i takon tentativave të tij dhe familjes për të gjetur eshtrat dhe zbardhur ngjarjen që lidhet me babain e tij, Remzi Hoxhën.