Gjermania: Erdogan luan me dy porta, u dërgoi armë ISIS dhe Al Nusras

Një konflikt i hapur diplomatik ka shpëthyer sëfundmi midis Gjermanisë dhe Turqisë për çështjen e përgjimeve që shërbimi sekret gjerman BND ka kryer ndal Kryeministrit Erdogan dhe drejtuesve të lartë të shtetit turk.Gjermania “Bild” ka dalë sëfundmi me një shkrim të gjatë duke theksuar se gjermanët i kanë përgjuar turqit për shkak se dyshonin në politikën e tyre pro perëndimore që prej vitit 2009.Sipas Bild, që i referohet burimeve gjermane, përgjimet janë intensifikuar gjatë shpërthimit të konfliktit në Siri.Nga përgjigjet është perceptuar se Turqia i kishte hapur fare kufijtë ndaj xhihadistëve që kërkonin të shkonin në Siri duke ju mundësuar atyre edhe lehtësira të tjera nëpërmjet shërbimeve të saj sekrete. “Turqia i mundësonte grupeve radikale myslimane armë, municione dhe mjete të tjera nëpërmjet shërbimeve të saj sekrete”, – citon Bild.Madje, burimet të cilat i referohet Bild theksojnë se amerikanët u kanë thënë gjermanëve se Turqia luante lojë të dyfishtë. Nga njëra anë fliste për politika pro perëndimore, nga ana tjetër mbështeste xhihadistët në Irak dhe Siri.Pas protestave të Gezit, ngjarjeve të fundit në Turqi si edhe shpërthimit të skandalit të përgjimeve, marrëdhëniet midis dy shteteve janë të tensionuara .