Basha i del krah Nishanit: Po, Qeveria Rama-Meta-Kokëdhima është problemi

Tiranë – Ndërsa Rama ka atakuar sot , Presidentin Nishani për kthimin mbrapsht të disa ligjeve në Kuvend, në krah të Presidentit ka dalë sërish kreu i opozitës Basha, ashtu si 2 javë më parë për të njejtën temë duke iu drejtuar Ramës se Qeveria e tij me Metën dhe Kokëdhimën, pikërisht ajo është problemi.“Të papërgjegjshmit, - shkruan Bashan ë Fb, duke iu drejtuar Ramës, - jo vetëm nuk ia ndjen për shqetësimet e qytetarëve, por i poshtëron ata dy herë duke iu fyer inteligjencën. Po të dënuarin për prostitucion për të cilin shkelmoi dy zonja nga lista e deputetëve të Lezhës, kush e futi në Kuvend? Po grabitësin e 12-vjeçares, kush e bëri Kryetar të Këshillit të Qarkut të Vlorës? Po dhjetëra trafikantë droge e kontrabandistë, kush i ka emëruar në drejtim të administratës dhe në polici? Qeverisja Rama-Meta-Kokëdhima nuk është zgjidhja, por vetë problemi!”- thekson Basha në shënimin e tij.ar.sh/Oranews.tv