Rama ironizon Nishanin: Për të gjithë problem drejtësia, për ju-Qeveria

Tiranë – Kryeministri Rama e ka atakuar sërish sot Presidentin Nishani, pas një interviste që ai ka dhënë në të cilën argumenton përse nuk ka dekretuar tre ligje të rëndësishme të mazhorancës, si atë për Shkollën e magjistraturës, “Për Policinë e Shtetit” dhe për “për KLD”- në.“Më shumë se keqardhje për "shpjegimet" e Presidentit!- shkruan Rama në Fb. - Për shqiptarët dhe botën, ‘kanceri’ është drejtësia - për Presidentin, problemi është Qeveria!. Njëherësh, Rama ka vënë në dukje se sesioni i ri parlamentar do të jetë sesioni i reformës rrënjësore të drejtesise dhe i thellimit të reformave antikorrupsion në çdo fushë e pa dallime.Kjo është e disata herë kur Kryeministri Rama ka kritikuar dhe sulmuar qendruar e Nishanit ndaj reformës në drejtësi, që aleanca e majtë synon të bëjë në vend dhe ka ndeshur, edhe në kundërpërgjigjen e ashpër të Nishanit.Presidenti Nishani dje, në intervistën për “ABC News” ka deklaruar ndër të tjera se “nëse Qeveria kërkon të marrë nën varësi Prokurorinë, dakord le ta bëjë, por përmes ndryshimit kushtetues.Përmes ndryshimit ligjor dhe mund të merret Prokuroria në varësi të qeverisë, por jo të krijojmë në cenim të Kushtetutës, një strukturë paralele herë-herë me kompetenca akoma më të mëdha se ajo e Prokurorisë brenda një strukture të tillë, siç është Policia e Shtetit. Pra,- ka theksuar Nishani, - këtu kemi të bëjmë me një cenim te drejtpërdrejtë të parashikimeve dhe përcaktimeve kushtetuese.”   ar.sh/Oranews.tv 

Akuzat e Edi Ramës ndaj kreut të shtetit, kanë nxitur sërish reagimin në facebook të kryeopozitarit Lulzim Basha. mërimet në administratë, pushtet vendor dhe polici nga shumica, sipas kryet të opoztës, i heqin të drejtën kryeministrit të flasë për reformë dhe sistem të së drejtës."Te papergjegjshmit jo vetem nuk ja ndjen per shqetesimet e qytetareve por i poshteron ata dy here duke ju fyer inteligjencen.Po te denuarin per prostitucion per te cilin shkelmoi dy zonja nga lista e deputeteve te Lezhes kush e futi ne Kuvend? Po grabitesin e 12 vjecares kush e beri kryetar te Keshillit te Qarkut te Vlores? Po dhjetera trafikante droge e kontrabandiste kush i ka emeruar ne drejtim te administrates dhe ne polici?Qeverisja Rama-Meta-Kokedhima nuk eshte zgjidhja por vete problemi!", shkruan Basha.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter