Fier, shtohen rastet e vetëvrasjeve me helm apo ilaçe
Fier - Rastet e vetëvrasjeve me helme të ndryshme në Spitalin Rajonal të Fierit janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2014 janë paraqitur rreth 66 raste. Mjeku toksikolog Lulzim Banushi i Spitalit Rajonal Fier tha se ky fenomen po vjen në rritje, kryesisht nga femrat. Për të, vetëm muaji korrik shënoi katër raste me humbje jete nga vetëhelmimi me fostoksinë, ndërsa nuk përjashtohen dhe rastet e paraqitura me mbidozë ilaçesh apo gjendje kome alkoolike. Sipas Banushit, "janë femrat ato që pinë në radhë të parë, ilaçe në sasi të madhe, të moshave relativisht të reja. Shkaqet janë kryesisht ekonomike, varfëria, papunësia etj. Vendin e dytë e zënë insekticidet, pesticidet etj. që përdoren në bujqësi ndërsa vendin e tretë e zë helmi më i rrezikshëm, fotoksina."Deri tani janë paraqitur në Shërbimin e Pranim –Urgjencës në Spitalin Rajonal Fier, 20 raste me helmim pesticidesh, 30 raste me insecticide, 8 raste me fotoksinë, 4 raste me overdozë ilaçesh dhe 4 raste me gjendje kome alkoolike.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter