Favore seksuale në kërkim të punës, mbërtheckat e Pangos dhe "shamikuqja" e Mziut
Tirane- Të kërkosh favore seksuale në këmbim të një pune, nuk është rast i panjohur.Në media janë bërë publike deri tani tre raste kur personat shfrytëzojnë postin.Rasti i fundit i bërë publik më 16 gusht është ai i Agron Canes. Sekretari i zyrës së deputetit të PS-së në Sarandë, Koço Kokëdhima kërkonte favore seksuale nga një 14 vjeçare në këmbim të punësimit të nënës së saj.Ju kujtojmë dy rastet e tjera të cilat janë bër publike në media, dhe i përkasin kohës kur qeveriste e djathta. Ajo me ish-ministrin e Kulturës Ylli Pango, dhe me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.Kjo për të treguar se abuzime të tilla nuk kanë ngjyrë politike, por dhe për t'ju kujtuar si kanë përfunduar. Ajo çka duhet thënë gjithashtu se në dy rastet e para viktimat kanë qenë vajza të reja mbi 20 vjeç.Mbëtheckat e Ylli PangosNë shkurt 2009 Ish-ministri i Kulturës Ylli Pango në vitin 2009 , u kap mat nga kamera e fshehte e emisionit "Fiks Fare", teksa në këmbim të një vendi pune në dikasterin që drejtonte, i ofronte shtratin një vajze të re. Bisedat ishin zhvilluar mes Pangos e vajzes së re, fillimisht në telefon, më pas në zyren e tij dhe në ambientet e shtëpise se ish-ministrit, Pango. Duket qartë Presioni psikologjik që Pango ushtron ndaj saj për ta joshur seksualisht, duke i premtuar një vend të mirë pune e një rroge të majme në Ministrinë e Kulturës.Pjesë nga biseda e shkëputurYlli Pango - Ça i ke këto dreq mbërtheckash që nuk hiqen ( tenton të heqë këmishën ). Vajza e "Fiks Fare" - Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishen, të lutem profesor.Ylli Pango - Ti do ta heqesh per te tjere, si nuk do ta heqesh per mua?Vajza e "Fiks Fare" - Joooo, te lutem profesor, te lutem profesor, profesor te lutem, te lutem.Ylli Pango - Ja deri ketu, deri ketu ( per te zberthyer bluzen).Vajza e "Fiks Fare" - Po nuk eshte gje se... boll te lutem, boll.Ylli Pango - Deri ketu, deri ketu (nderkohe zberthen disa kopsa te kemishes )Vajza e "Fiks Fare" - Te luuuutem, a mund ta mberthej kemishen?Ylli Pango - Lere pra deri ketu, lere deri ketu pra se nuk po te prek.Ylli Pango u shkarkua nga posti i ministrit të Kulturës. Veprimet e ish-ministrit u kritikuan rëndë nga të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, qoftë dhe në politikë. Ndërkohë që në qershor të 2010 Gjykata e Tiranës vendosi të dëmshpërblejë me 400 mijë euro ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, për cenim të imazhit si pasojë e publikimit të videosShamikuqja e Xhelal MziutNë 2011 një punonjëse e bashkisë së Kamzës denoncoi dhunën verbale të ushtruar nga eprori i saj Xhelal Mziu, i cili i dërgonte mesazhe, ku e ngacmonte, madje i kishte vendosur edhe epitetin "shamikuqja".Në një nga mesazhet që Mziu i dërgon punonjëses shkruhet:"Ok, shamikuqja që ndrin, por që po humb lirinë (si gjithë të tjerat). Natën"Në 2012, mediat raportuan se komisionerja për mbrojtjen nga diskriminimi Irma Baraku gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve deklaroi se nuk mundi të provonte se numri i telefonit prej nga niseshin ngacmimet seksuale ishte i kreut të njësisë lokale.Aktualisht Xhelal Mziu vazhdon të mbajë postin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës.Dëshmia e gruas që u bë publik në media në 2012" Jetoj me frikë në çdo moment dhe kudo që hedh hapat ndihemi të kërcënuar. Këtu jemi mbledhur sot për të folur për dhunën ndaj grave në vendin e punës dhe unë jam një ndër të dhunuarat. Unë kam punuar në Bashkinë e Kamzës dhe nga kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu jam dhunuar psikologjikisht dhe kam pasur edhe ngacmime seksuale. Pas ankesave të mia që bëra tek deputeti i zonës Myqerem Tafaj, tek kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, dhe tek deputeti i PD-së, Flamur Noka, askush nga këta nuk më dha një zgjidhje. Madje as zonja Topalli, e cila është femër dhe mendoja se do gjeja mbështetje. Në fakt dua të saktësoj se mesazhet që kam publikuar nuk janë të vetmet, por ka edhe shumë të tjera që më vinin nga kryetari duke më ngacmuar seksualisht. Jam ndier e dhunuar jo vetëm nga eprori im, por edhe jam paragjykuar nga kolegët e mi. Por fatkeqësia ime nuk u ndal me kaq, por dhuna vazhdoi edhe më ashpër jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj të fejuarit tim. Ishim të dy bashkë dhe një polic i Bashkisë së Kamzës erdhi dhe na qëlloi, madje me tytën e pistoletës. Të dy përfunduam në spital dhe policia donte të na nxirrte sa më shpejt që të mos dukej se ishim dëmtuar shumë. Këmbëngulën mjekët që të rrimë në spital se ishim rëndë. Tashmë kanë kaluar 3 javë nga kjo ngjarje e rëndë dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje edhe pse e kemi denoncuar atë. Madje marrim vazhdimisht kërcënime duke na thënë se as në hënë nuk do na lënë rehat nëse nuk e mbyllim këtë çështje. Tashmë kam mbetur jo vetëm e papunë por jetojmë edhe me frikë. Shpresojmë që shteti dhe kryeministri të mos i konsiderojnë jetët tona si flluskë sapuni, por të marrin masa." (Kjo pjese u mor nga Tema)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter