Burrel, mister shpërthimi në makinë, pronari: S'kam pasur bombul gazi në mjet
Burrel-Një shpërthim i fuqishëm është ndier në qytetin e Burrelit, teksa një makinë pasi është përfshirë nga flakët ka shpërthyer.Sipas policisë lokale, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një tritoli në automjetin tip “Peugeot”.Dëshmitarë të ngjarjes tregojnë se shpërthimi ndodhi pasi zbriti nga makina drejtuesi i mjetit bashkë me familjen. Ndërkohë qytetar të shumtë të cilët u mblodhën në vendngjarje larguan mjetet e parkuara pranë për të shmangur të tjera shpërthime.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 përpara bashkisë së qytetit. Drejtuesi i automjetit 34 vjecari Gazmir Dema vetëm pak moment para shpërthimit ka dalë nga makina së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët.Dema ka deklaruar në polici se nuk ka pasur bombul gazi në makinë siç u dyshua fillimisht. 34 vjecari Gazmir Dema ka pasur një konflikt pak kohë më parë, për të cilin ka bërë dhe kallëzim në polici, cka paraprakisht mendohet se mund të jetë një nga pistat e hetimit të policisë.Fatmirësisht nga shpërthimi i automjetiti nuk raportohet për persona të lënduar.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter