PD, Boçi: Rama po hiqet moralist, ndërkohë që është përgjegjës
Tiranë – Reagimet nga Partia Demokratike për skandalin e publikuar ën zyrën e deputetit socialist të Sarandës, Kokëdhima jo vetëm që nuk janë shuar, por do të përshkallëzohen. Këtë e ka paralajmëruar sot, deputeti demokrat Luçiano Boçi.Duke kundërshtuar Kryeministrin Rama dhe qendrimin e tij lidhur me rastin, Boçi shprehet:“Sigurisht, e keqja nuk ka parti! Në këtë pikë unë jam dakort me "moralistin" kryeministër! Por ajo sot mbartet dhe ka shpërthyer pa kufij nga njerëz politikë të kupolës së majtë. Format shkojnë nga sjellja e krimit brenda në parlament, deri në shkarkime hakmarrëse me shumë prapavija. Nga emërime të përfaqësuesve të drogës e prostitucionit në drejtim të administratës, deri në kërkesa perverse për të nginjur orekse seksuale të "të pushtetëshmëve të rilindur". Dhe në këtë rast boll bëri "moralistin" ky kryeministër!Duhet të bëjë atë, të cilit i fshihet me alarm e frikë: Përgjegjësin! Dhe pse ai nuk do, duhet t’ia bëjmë ne të qartë,”- thekson Boçi.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter