Skandali i Sarandës, Fuga: Dëshirat perverse s'mjaftojnë për të burgosur dikë

Tiranë – “Avokati i atij, që kërkonte seks me minorenen nga Saranda, ka të drejtë të dëgjohet.” Kështu gjykon prof. Artan Fuga në një kohë kur videoja e skandalit të punonjësit së zyrës së deputetit të PS-së në Sarandë ka tronditur shoqërinë dhe ka ngritur një tufan zemërimi.Prof.Fuga, duke e parë ftohtësisht dhe nga larg ngjarjen, është i mendimit se rasti është amoral, por “në aspektin ligjor duhet pasur kujdes." Sipas tij, duhen prova për ta dënuar një njeri.  Në radhë të parë të vërtetohet nëse abuzuesi ishte i punësuar zyrtarisht në zyrën e PS; së dyti, a kishte ai vërtet kompetenca për të punësuar njerëz. Në të kundërt, shprehet Fuga, Agron Cane rezulton të jetë një ndër mijëra mashtrues, ku shpeshherë e ka fajin ai që gënjehet.Ja sesi shprehet Fuga në një mesazh të tijin postuar në Fb."Avokati duhet dëgjuar me vëmendje. Ky avokati i këtij, që kërkonte seks me minorenen nga Saranda ka të drejtë të dëgjohet.Nuk më duket se ka arsye të mjaftueshme për ndalime dhe burgime me kaq sa kemi parë.Rasti është amoral, politikisht dhe nga pikëpamja sociale, padyshim, por në aspektin ligjor duhet patur kujdes.Ai nuk është se kreu marrëdhënie seksuale me minorenen apo i propozoi asaj një gjë të tillë. Kjo do të ishte tjetër gje. Ai thjesht i propozoi dhe i shprehte dëshirat e veta perverse nënës së saj.Por, mesa di, shprehja e dëshirave perverse nuk është e ndaluar me ndonje ligj.Mund të ketë abuzim dhe presion mbi nënën në shkëmbim të premtimit për punë, por duhet ditur nëse ka abuzim nga ana e një nëpunësi, për këtë duhet provuar se ai ishte i punësuar zyrtarisht aty dhe së dyti, nëse ai kishte mundësi nga pikepamja e kompetencave të veta ligjore për të gjetur vërtet punë për të mashtruarën.Përndryshe ai mbetet një rrenacak i ndyrë, sikurse ka me mijra, i përbuzshëm, por a e kap ligji? Jo të gjithë mashtruesit i kap ligji. Shpeshherë fajin e ka ai që gënjehet.Nuk jam i sigurt...Zemërimi ynë moral është mëse i justifikuar dhe i drejtë. Por, a mjafton kjo për të çuar në burg dikë?Nuk mjafton, perndryshe do të ktheheshim në kohën e demokracisë të degraduar antike greke kur zemërimi qytetar të priste koken sepse bëhej vendim ekzekutiv...Mos të mbulojmë me dhunë ligjore, pasojat e zemërimit moral qytetar dhe skandalet të lidhura me politikë. Politika, erotika, etika, media, dhe drejtësia janë fusha që kanë edhe pavarësi nga njera-tjetra," - thuhet në fund të mesazhit të Fugës.Videoja e publikuar dy ditë më parë nga mediat, tregon bisedën e zhvilluar në zyrën e deputetit të PS-së në Sarandë ndërmjet pritësit të ankesave të qytetarëve dhe një gruaje të varfër. Në këtë bisedë të regjistruar fshehurazi, pritësi Agron Cane i propozon gruas dhe nëpërmjet saj, së bijës minorene, marrëdhënie seksuale kundrejt favoreve që ai pretendonte se kishte mundësi t'u ofronte. Pas publikimit të videos, Cane u arrestua.ar.sh/Oranews.tv