Assange i Wikileaks do të lërë ambasadën e Ekuadorit

Londer-  Themeluesi i Ëikileaks Julian Assange ka deklaruar sot se do të largohet së shpejti nga ambasada ekuadoriane në Londër.Në një konferencë për shtyp nga ambjentet e kësaj ambasade, sot paradite, ku u strehua për më shumë se 2 vjet dhe përkrah ministrit të Jashtëm ekuadorian Ricardo Patino, Assange, i cili nuk bëri të ditur se kur do të largohet, u kujdes të saktësojë se nuk do të largohet për arsyet e publikuara në mediat britanike, kryesisht në gazetën e Murdoch.Ditët e fundit, shtypi i shkruar në Londër raportoi se i kërkuari nga Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor pasi ka probleme me zemrën dhe me mushkëritë.Korrespondenti i "Sky Neës Crime", Martin Brunt, tha se "Assange dha një intervistë për një gazetë gjatë ditës së djeshme, në të cilën ai dukej shumë i dërrmuar shpirtërisht".Nga ana e tij, ministri i Jashtëm ekuadorian, tha se Ekuadori do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje dhe mbrojtje Assange.Ndërkaq ministri Patino tha se përgjatë kësaj jave do të takohet edhe me sekretarin e Jashtëm britanik, për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje. 43- vjeçari Julian Assange, është hetuar nga autoritetet amerikane, që kur Wikileaks publikoi dokumente ushtarake dhe diplomatike në vitin 2010.Ai kërkohet edhe nga Suedia, që ka lëshuar një mandat arresti, me akuzën se ka sulmuar seksualisht dy gra. Por, ai i mohon këto akuza. Që nga gushti i vitit 2012, Assange jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi fitoi azil diplomatik atje dhe nga ajo kohë nuk ka dalë asnjëherë përtej mureve të kësaj godine.Assange citohet nga mediat iritanike të ketë thënë se nuk dëshiron të shkojë në Suedi sepse i frikësohet ekstradimit për në SHBA, për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter