Cara: Rama mos hesht, sot 39 ditë nga sulmi banditesk në Kuvend

Tiranë – PD-ja i është rikthyer sot, çështjes së kriminalizimit të parlamentit të Shqipërisë, sipas saj, nga individë të dënuar për prostitucion dhe rrëmbim, duke risjellë në vëmendjen e qytetarëve, përplasjen e deputetit Gent Strazimiri me socialistit Arben Ndoka.Deputeti demokrat Igli Cara i ka kujtuar Kryeministrit se u bënë 39 ditësh që hesht "përpara dhunës e sulmit banditesk të organizuar prej tij ndaj deputetëve të opozitës.Prej 39 ditësh Rama hesht përballë gjithë fakteve që dëshmojnë inkriminimin e Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit të një vendi ku përpjekjet e shqiptarëve në 24 vite bënë që sot të gëzojë statusin e kandidatit për në Bashkimin EuropianAskush nuk mund të guxojë t’i mbyllë gojën opozitës, shqiptarët nuk do ta lejojnë, madje nuk do ta lejojnë dhe ata të 1 milion shuplakave. Shqiptarët nuk pajtohen më as me dhunën politike dhe as me skandalet që plasin çdo ditë e gjithëkund, pas provave e fakteve për deputetë të dënuar për prostitucion a rrëmbim personi apo zyrave të partisë që përfundojnë në skandale seksuale.Partia Demokratike, ne deputetët e saj, - theksoi deputeti i PD-së, -  nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë që Edi Rama të vendosë në politikën shqiptare e në Kuvendin e Shqipërisë standardin e tij, të trafikantit deputet, e të deputetit dhunues të opozitës e opozicionit në këtë vend.Ne demokratët do të jemi çdo ditë në këtë foltore, në çdo zyrë, institucion, fshat e qytet për të denoncuar e bërë transparencë mbi kriminalizimin e politikës, e këtë do bëjmë me fjalën tonë, vullnetin politik dhe respektin për shqiptarët."ar.sh/Oranews.tv