Sekretari i Shtetit John Kerry mbërrin papritur në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2014, 22:40
Sekretari i Shtetit John Kerry ndodhet në Afganistan për një vizitë të panjoftuar më parë, ku po takohet me kandidatët presidencialë të bllokuar në mosmarrëveshjen e tejzgjatur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.Gjatë udhëtimit të dytë në vend brenda një muaji, zoti Kerry pritet të bëjë presion për zgjidhjen e ngërçit për presidentin e ardhshëm. Dy kandidatët, ish-ministri i financave Ashraf Ghani dhe ish-ministri i jashtëm Abdullah Abdullah janë përplasur lidhur me rezultatet e balotazhit që nxori zotin Ghani si fitues.Zoti Kerry do të shkojë në Birmani pas vizitës në Afganistan, për të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë në Azi.Marrë nga Zëri i Amerikës