Rasmusen: Rusia të tërhiqet nga kufiri, të mos përdorë paqeruajtësit si pretekst
Ukraine- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Rusisë të mos dërgojë trupa në Ukrainën fqinje nën pretekstin e operacioneve paqeruajtëse.Në komentet para gazetarëve në kryeqytetin ukrainas, Kiev, Rasmusen tha se Rusia duhet të “largohet nga humnera, të tërhiqet nga kufiri dhe të mos i përdorë trupat paqeruajtëse si pretekst për të nxitur luftë”.Ai akuzoi gjithashtu Moskën se po vazhdon përpjekjet për të destabilizuar Ukrainën, duke thënë se mbështetja që u jep separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore po bëhet më e thellë dhe më e sofistikuar.Rasmusen tha se NATO do të mbështesë Ukrainën me këshilltarë dhe ndihma të tjera përballë agresionit rus. Ai tha se ndërhyrje të mëtejshme ruse në Ukrainë nuk do të ishin në interesin e Moskës./VOA/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter