Kume për Ora News: Ndarja e re territoriale krijon bastione politike
Tiranë- Ish-Kryetari i Komsionit Qendror të Zgjedhjeve, juristi Kristaq Kume, ka renditur disa elementë të ndarjes së re territoriale që sipas tij ndikojnë në proceset zgjedhore, veçanërisht në atë të pushtetit vendor.Në një intervistë për "Ora News", referuar dhe sjelljeve të votuesve ndër vite, Kume, thekson se ndarja e re territoriale në shumë raste ka krijuar bastione për forcat politike.“Referuar historisë së sjelljes së elektoriatit në komuna dhe bashkitë e kaluara të tilla që bëjnë të mbivendosen vullnete që kanë qenë të mirë shprehura dikur. Vullnete që votonin për një krah të caktuar, tashmë vullnetet e tyre do të bashkohen me vullnetet e të tjerëve, gjë që jo se nuk është marrë parasysh për mendimin tim, nga ata që vendosën këtë ndarje të re administrative territoriale të Shqipërisë”, tha ai.Gjithashtu sipas juristit Kume, kjo ndarje i jep mundësi forcave politike të manipulojnë opinionin publik, duke përdorur si fitore numrin e zonave zgjedhore dhe jo përqindjen reale të votave të marra.“ Rezultati zgjedhor nesër, referuar asaj ç’ka kemi patur deri sot, mund të konsiderohet si fitore, më shumë se sa ajo që realisht është, edhe nga ajo që numri i bashkive të cilat mbështesin një krah të caktuar, në rastin konkret maxhorancën aktuale, mund të jetë më i madh. Jo si rezulatat i fuqisë së votave në të gjithë vendin, por sepse janë bërë ndarje të tilla. Jugu ka më shumë ndarje në bashki sesa veriu”, shtoi ai.Por sipas Kumes, këto ndikime të ndarjes së re territoriale janë thjesht sipërfaqësore dhe nuk cënojnë substancën e zgjedhjeve, ndaj ai tha se opozita nuk mund ta përdorë këtë si argument për bojkot të procesit të ardhshëm.“Unë nuk e shoh si argument, as si rrugë që mund të përdoret nga opozita e sotme, nëse nesër do të deklarojë se nuk do të marri pjesë në proçesin zgjedhor vetëm se këmi këtë hartë sot, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, tha ai. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter