Zgjedhja e kreut dhe anëtarëve të AMA-s, Boçi: Në kundërshtim me Kushtetutën
Tiranë- Hapat e hedhura nga mazhoranca me hapjen e seancave dëgjimore me kandidatët për anëtarët e Autoritetit te Mediave Audiovizive, Partia Demokratike i cilëson në shkelje të ligjit dhe rregullores parlamentare.Luçiano Boçi, anëtari i Komisionit të Medias, thekson se ligji parashikon qartë se anëtarët e këtij insititucioni duhen votuar konsensualisht.Gjithashtu në shkelje të ligjit, por dhe Kushtetutës së vendit Boçi gjen dhe procesin e zgjedhjes së kryetarit të AMA-s, pasi sipas tij ky institucion e kishte drejtuesin, por u shkarkua arbitrarisht nga shumica parlamentare.E për këtë juristët demokrat janë në përgatitje, të ankimimit në gjykatën Kushtetuese.Procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, në kushtet kur opozita ka bojkotuar parlamentin është i bllokuar.Ligji për mediat i njeh të drejtën opozitës për të selektuar kandidatët për këtë institucion.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter