Maqedoni, kritike gjëndja e dy të prekurve nga gripi H1N1

Në gjëndje kritike për jetën janë dy personat e prekur nga gripi H1N1 të nështruar në klinikën për sëmundje Infektive të Shkupit. Të sëmurët që jane në rrezik për jetën janë një djalë 7 vjecar dhe një burrë.Ndërkohë që prej fillimit të muajit e deri tani janë regjistruar 13 të sëmurë, prej të cilëve 10 janë të prekur nga gripi AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave.Midis 10 pacientëvë të cilit janë në gjendje të rëndë, është dhe një fëmijë. Kryesisht, pacientët që janë në gjendje kritike janë meshkuj të moshave nga 38 deri në 70 vjeç.Mjekët paralajmërojnë se gripi do të ketë rritje gjatë kësaj periudhe të vitit, veçanërisht në muajin shkurt. Ata bëjnë thirrje që nëse paraqiten simptomat e para të gripit si kollitje, teshtitje, temperaturë e lartë dhe plogështi në muskuj, qytetarët duhet ti drejtohen mjekëve menjëherë.Ndërsa autoritetet në vend shprehen se ka sasi të mjaftueshme të ilaçit përkatës tamiflu, rreth 50 000 doza, të cilat janë të mjaftueshme për këtë sezon, e madje edhe për sezonin e ardhshëm të gripit. Deri tani janë regjistruar mbi 400 raste klinike të gripit, ndërsa prej fillimit të sezonit, nga tetori, mbi 1 000 të tilla.Klinika për sëmundje infektive ka bërë të ditur se është në gjendje gadishmërie për të pranuar pacientë të rrezikuar nga sëmundjet viroze, që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, për shkak të ndryshimit të temperaturave.