Parlamenti grek "ok" hetimit për ish-ministrin e financave

Parlamenti grek votoi pro një hetimi parlamentar për ish ministrin e financave Jorgo Papakonstantinu .   265 deputetë nga 294 votuan pro hetimit parlamentar të ish ministrit I cili akuzohet për fshehjen e listës Lagarde si dhe gjithashtu për heqjen nga lista të disa emrave të të afërmve  që kishin bërë evasion fiskal.Kryeministri grek Antonis Samaras tha se vendimi pasqyron angazhimin e qeverisë për trajtimin e çështjes së shmangies tatimore dhe e quajti atë një hap të domosdoshëm për të ecur përpara."Ky votim përsëri tregon seriozitetin. Ne jemi përkushtimin për të bërë këto gjëra, ne jemi duke ndërtuar edhe ligje për reformën e taksave. Është një hap i domosdoshëm përpara," tha Samaras.Ndërkohë është hedhur poshtë kërkesa për një hetim edhe për ishkryeministrin socialist Jorgos Papandereu, dhe ish kryeministrin teknokrat Lukas Papademos."Ky veprim është shansi i fundit i sistemi politik për të treguar se vendi ka hyrë në një epokë të re. Nëse edhe kjo përpjekje dështon, atëherë gjërat do të bëhet shumë të vështira ," tha Nikos Cukalis  i të Majtës Demokratike njëri nga partnerët e koalicionit."Lista Lagarde" përmban rreth  2.000  që kanë pasur llogaritë bankare në një bankë në zvicër. Evazioni fiskal është një problem i madh në Greqi, dhe ekspertët thonë se ka kontribuar në krizën e borxhit të Greqisë. Nga ana tjetër kryeministri Samaras ka kundërshtuar edhe kërkesën e Partisë Syriza për të mbështetur një hetim për kreun e PASOK Evangelos Venizelos, të  cili I është dhënë lista para se ajo të ishte në dorën e Papakonstantinu.