Situatë e tensionuar në Preshevë, dislokohen forca serbe të sigurisë për lapidarin

Xhandarmeria serbe me 5 autobusë ka arritur në Preshevë dhe është stacionuar në bazën e saj.Siç shkruajnë gazetat serbe, në bazën e xhandarmerisë në Bujanoc kanë arritur pesë autobus të mbushur me polic, ndërsa një natë më herët në bazë janë stacionuar një kontigjent i xhandarëve serb."Gjithçka është apsolut gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi., andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion" ka thënë një burim nga shërbimi i sigurisë për portalin serb.Zyrtarisht, ditën e enjte ka skaduar ultimatumi të cilin e kishte vendosur kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiç, që shqiptarët ta largojnë vet lapidarin.