Rompuy: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daciç ka përshëndetur përparimin e qeverisë së Serbisë në dialogun me Kosovën. “Besoj se kryeministri Daciç do të bëjë gjithçka për të afruar Serbinë kah BE-ja dhe për të normalizuar raportet me Kosovën”, që është thelbësore për marrjen e datës për bisedime”, u shpreh Van Rompuy.Ndërkohë, takimi i katërt mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic nën mbikqyrjen e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për doganat.