Daçiç pas takimit: Nuk ka asnjë marrëveshje për strukturat paralele
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç duke folur për B92 ka thënë se institicionet në veri duhet të ndërtohen dhe ato janë institucione të popullit serb.Kështu ai ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje për shpërbërjen e tyre.“Secili ka të drejtë ta interpretojë. Nuk është e vërtetë se kemi filluar shpërbërjen, kemi filluar bisedimet për atë që si do të duket ajo mundësi, pozita speciale e popullit serb në Kosovë në situatën kur nuk flasim për statusin përfundimtar”, ka thënë Daçiç.Madje ai ka thënë se ato janë të nevojshme për popullin serb:“Ato institucione te popullit serb që duhet të ndërtohen, ato do të jenë në vend të institucioneve të cila edhe tash dikush i vlerëson si institucione të Serbisë. Ato edhe tash janë institucione të popullit serb, por ato do të ishin institucione që do të njiheshin edhe nga ana e Prishtinës”.Takimi i katërt ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, i zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për doganat.Por, përfaqësuesit e partive politike opozitare, shprehin mendime të ndryshme rreth kësaj marrëveshje.Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se nëse është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo duhet të sqarohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga kryeministri.Sidoqoftë, Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, duke komentuar marrëveshjen e përkohshme për doganat, thotë se krijimi i një fondi të veçantë zhvillimor për veriun, është treguesi më i mirë për një antonim për serbët në veri.Ai thekson se me siguri që Thaçi dhe Daçiç janë dakorduar për disa gjëra që do ta ndryshojnë Kosovën.Për dallim nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, konsideron se takimet, dialogu dhe marrëveshjet janë në drejtimin e duhur.