EULEX nuk e do Khan-in avokat të Limajt, refuzon Oda e Avokatëve të Kosovës

Prokurori i EULEX-it, Johane Pikers ka kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës të anulohet vendimi në bazë të të cilit avokatit britanik, Karim Khan, mund të mbrojë Fatmir Limajt.Këta të fundit kanë thënë se prokurorëve,si për ata vendorë dhe atyre ndërkombëtarë, nuk u lejohet, në asnjë rast apo mënyrë të kenë ndikim në pavarësinë e avokatëve të Kosovës.Prokurori i EULEX-it ka kërkuar largimin e avokatit Khan, për shkak se, sipas tij, nuk ka bazë ligjore që të përfaqësojë Limajn dhe me tej.Radiotelevizioni i Kosovës raporton se askush nga EULEX-i nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë çështje.Ndërsa Oda e Avokatëve të Kosovës i ka kthyer përgjigje EULEX-it, duke thënë se Karim Khan është i pajisur me licencë të përhershme për përfaqësime në raste penale.Ata i referohen nenit 111 të Kushtetutës, sipas të cilit, licencimin apo anulimi i vendimit për licencë të një avokati bëhet nga Oda e Avokatëve të Kosovës.Prokurorët vendorë apo ndërkombëtarë nuk u lejohet, në asnjë rast apo mënyrë të kenë ndikim në pavarësinë e avokatëve të Kosovës.Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij po mbahen në paraburgim për rastin “Kleçka”.