Marrëveshja për doganat, Stefanoviç: “Të vjelat” s’duhet të menaxhohen nga Kosova

Ish shefi i ekipit negociatior në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviç, ka thënë se fondi për mbledhjen e parave të vjela nga doganat në veri, nuk duhet të menaxhohet nga Kosova.Në takimin e së entjes është arritur marrëveshje e përkohshme për doganat mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç.Por, derisa Thaçi ka thënë se doganat do mblidhen sipas ligjeve kosovare, Daçiç ka thënë se do të themelohet një fond i veçantë për të vjelat nga doganat në veri.“Po që se ky është fondi i njëjtë që me vite po paralajmërohet nga Prishtina, kjo është një gjë shumë e keqe”, ka thënë Stefanoviç, duke shtuar se do të ishte zgjidhja më e mirë, po që se ky fond mirëmbahet nga BE-ja