8 raste të reja të gripit H1N1 në Maqedoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2013, 18:31
Tetë raste të reja të infektuar nga virusi H1N1 apo i ashtuquajtur gripi i derrit janë regjistruar në Maqedoni.Nga Instituti për Shëndetësi Publike javën e fundit janë izoluar edhe 11 raste të reja të gripit sezonal, tek pacientët që ishin pranuar me simptome më të rënda.Tek tetë prej tyre është detektuar prania e gripit H1N1 apo i njohur si gripi i derrit. Nga Ky Institut kanë theksuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për të përballuar çdo valë të re të viruseve, përfshirë edhe viruset më të rënda dhe ato vdekjeprurëse.