Marrëveshja për doganat, Thaçi pas takimit: Serbia de juro e njeh Kosovën
Takimi me homologun e tij serb Ivica Daçiç, kryeministri i Kosvës Hashim Thaci e ka cilësuar si një fillim të mirë. Ai ka thënë se çdo shtet e ka një Mitrovicë ose pjesë problematike të vendit. Tërësia territoriale e Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, është e njohur dhe e garantuar ndërkombëtarisht.Në një intervistë për RTK, Thaçi ka pohuar se marrëveshja për doganat, është një arritje e re e shtetit të Kosovës. Me këtë marrëveshje, sipas tij, Serbia de juro e njeh Kosovën."Serbia de fakto dhe de jure ka filluar ta njohë Republikën e Kosovës" ka thënë Thaçi. Ëndrra e Serbisë për ndarje të Kosovës, sipas kryeministrit Thaçi, është shuar me 25 korrik të vitit 2011."Në veri më në fund duhet të ketë rend dhe ligj, duhet të ketë gjykata, duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe autoritet e Kosovës të shtrijnë funksionin në të gjithë territorin e vendit" ka thënë Thaçi.Kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova ka hyrë në procesin e bisedimeve dhe kthim prapë nuk ka. Vetëm një marrëdhënie e mirë mes Prishtinës dhe Beogradit, sipas Thaçit, është një rrugë e garantuar drejt BE-së.Duke folur për problemin e përmendores së UÇPMB-së, kryeministri Thaçi ka thënë se beson në vendimet e urta dhe të drejta të liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës."Qeveria e Kosovës do të mbështet avancimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Kemi biseduar me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës se shqiptarët e Luginës do të bëhen me Universitet" ka thënë Thaçi.