Sarajeva, qyteti më i ndotur në Evropë

Banorë të qindra qyteteve në botë "gulfaten" nga ajri i cili prej vitit në vit është gjithnjë e më i ndotur. Në nivel evropian titullin e pafamshëm - qyteti më i ndotur i takon Sarajevës, zbulon një kartë e publikuar nga Gardian.Në kartën qartë shihet se Sarajeva është "pika e vetme e kuqe" në kontinent. Kjo do të thotë se ka koncetrim vjetor të qelizave të pavolitshme (PM10) më të madhe se 372 mikrogramë në një metër kub.Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës mund të lavdërohet me ajër të pastër ose pak të ndotur, në kartën vërehet se në lindje kontinenti ka "qytete" të ndotura.