Serbia bojkoton takimin për shkak të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2013, 15:12
Serbia nuk do të marrë pjesë në takimin e ministrave të bujqësisë në Panaririn e 78 ndërkombëtar në Berlin, sepse Kosova tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen.“Derisa Gjermania do ta trajtojë delgacionin kosovar “si të Republikës së Kosovës, ne nuk do të marrim pjesë në tubim”, iu ka thënë gazetarëve sekretari i Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë, Danillo Goluboviç.Ai ka thënë se, Gjermania nuk ka përmbushur kërkesën e Qeverisë së Serbisë që emrit të Kosovës t`i vendoset fusnota.Kjo nuk është hera e parë që Serbia nuk merr pjesë në tubimet ndërkombëtare, edhe pse në Bruksel është arritur marrëveshja me Kosovën për bashkëpunimin rajonal, përkatësisht pjesëmarrjen në konferencat e tilla.