Deri dje përmes malit në këmbë drejt varrezave, hapet 1km rrugë që mbante peng Kolshin
Lezhë - Në mungesë të një rruge, banorët e 5 fshatrave të komunës Kolsh në Lezhë, e kanë pasur të vështirë për të respektuar të afërmit e tyre, që janë ndarë nga jeta.Për të shkuar në varrezat e fshatit Gryke Manati deri dje është kaluar përmes malit në këmbë, ritual që është ndjekur edhe për ceremonitë mortore, ndërsa sot levizet me makinë.Hapja e rrugës është mundësuar nga Eduart Ndocaj banor i zonës. Është sërish iniciativa personale që sfidon institucionet e shtetit. Në këto varreza ndodhet edhe Aleks Nika, i riu që u vra gjatë protestave të 21 janarit 2011, sot hero i demokracise.Ashtu si prinderit edhe të afermit e Aleksit dhe banorë të zonës, nuk kanë mënyrë për të falenderuar angazhimin e Ndocajt që mundësoi hapjen e kësaj rruge.Është e papranueshme që edhe pas 23 vitesh qytetarët të mos kenë mundësi të respektojnë të afermit e tyre, që janë ndarë nga jeta dhe gjithcka në mungesë të një rruge.Eduart Ndocaj do të shprehej se e mundësoi këtë investim modest, si të vetmen mënyrë për të respektuar Aleks Niken, familjen e tij dhe të gjithë komunitetin e kësaj zone.Ishte vetëm një kilometër rrugë që duhej hapur për të shkurtuar 2 orë udhëtim, në këmbë, për banorët e komunës Kolsh në Lezhë, që u drejtoheshin varrezave të fshatit. Tani ka më tepër lehtësi për ta, por kërkohet ende më shumë dhe këta banorë presin që të ndërhyhet sërish, kësaj rradhe nga institucionet e shtetit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter