Vidhet transformatori, 400 banorë të fshatit Xhyrë pa energji elektrike

Elbasan- Rreth 400 familje të pesë lagjeve në fshatin Xhyrë, të komunës Hotolisht në Librazhd prej mbrëmjes së djeshme janë pa energji elektrike. Shkak është bërë vjedhja e transformatorit të kabinës elektrike të fshatit.Burime nga policia bëjnë me dije se vjedhja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa është konstatuar vetëm në mëngjes nga banorët, të cilët janë vënë në lëvizje pas mungesës së energjisë në banesa.Paraprakisht dyshohet se vjedhja është kryer nga një grup personash me një automjet, me të cilin kanë bërë dhe transportin e transformatorit.Mësohet se fillimisht vjedhesit kane shkeputur të gjithë përcjellësit e linjave të kabinave elektrike dhe më pas kanë marrë transformatorin. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter