Situata politike, Sanino sot në Shkup

Drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Stefano Sanino  do të zhvillojë sot një vizitë në Shkup.Sanino pritet të informohet lidhur me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe gjetjen e modaliteteve për kapërcimin e krizës politike, për shkak të ndjeshmërisë së procesit të integrimeve evropiane.Zyrtari i lartë evropian do të takohet me ministrin e jashtëm Nikolla Popov, ku sipas MPJ-së, ministri do të arsyetojë dhe shpalosë reformat e arritura që kanë ndikuar që KE për herë të katërt ti rekomandojë Maqedonisë fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.Popovski pritet të informojë Saninon edhe lidhur me rezultatin e vizitës së fundit të ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit.