Vjedhja e Bankës, Braho: Këshilli Mbikqyrës të japë dorëheqjen, të parët ta bëjnë Meksi, Kule dhe Civici
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i LSI-së, Spartak Braho kërkon publikisht dorëheqjen e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë si përgjegjësi kryesor për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.Përmes një deklarate publike të bërë sot në orën 11:30 minuta nga kryesia e Kuvendit, Braho i kërkoi personalisht tre anëtarëve të këtij Këshilli, Ardian Civici, Ermelinda Meksi dhe Dhori Kule të jenë të parët të japin dorëheqjen.Për Brahon Ardian Fullani duhet të qëndrojë në krye të BSH edhe gjatë hetimeve. Duke iu përgjigjur protestuesve se guvernatori nuk mund të shkarkohet me peticione, akuzon Berishën se mori në mbrojtje këtë skandal siç bëri dhe me firmat piramidale.Braho: Këshillli Mbikqyrës vegjetoi ka përgjegjësi“"Siguria kombëtare financiare është cënuar dhe prekur rëndë. Evidentohet se kjo strukturë kryesore ndonëse e kompozuar me personalitete të nderuara çuditërisht duket se ka vegjetuar nuk ka qenë kontrolluese dhe eficente. Përgjegjësia kryesore është e Këshillit Mbikqyrës. Përgjegjësi morale, politike e institucionale, nëse ka penale këtë e di tjetër kush" deklaroi Breho.Pse Meksi, Civici dhe Kule duhet të japin të parët dorëheqjen?"Duke pasur parasysh përbërjen e Këshillit Mbikqyrës u bëj thirrje personalisht profesorëve Ardian Civici, Dhori Kule dhe Ermelinda Meksi, që në vite ka qenë model i moralit, të bëjë aktin moral më qytetar dhe më të justifikuar institucionalisht, që vetë ata në grup të parët të japin dorëheqjen vetëm për arsyen se vjedhja dhe keqmanixhimi Bankës së Shqipërisë është evidente.” argumentoi Braho.I pyetur pse i drejtohet personalisht tre anëtarëve, Meksi, Civici dhe Kule, Braho u përgjigj: "Këtë i vlerësoj si më të mençurit."Braho: Fullani duhet të qëndrojë në krye të BSH edhe gjatë hetimevePo Fullani, a duhet apo jo të japë dorëheqjen si Guvernator i BSH? Kryetari i komisionit të Sigurisë thotë se përgjegjësia në këtë skandal që cënoi sigurinë kombëtare financiare të vendit, nuk bie vetëm mbi Fullanin i cili sot “është para një gjëme të madhe”.“Dorëheqja është çështje personale e Fullanit. Pezullimi e shkarkimi kanë procedurat e tyre ligjore. Nuk është vetëm çështja tek Fullani por Këshilli Mbikqyrës. Fullani sot është para një gjëme të madhe. Deri sot në këtë moment nuk ka akuza penale. Në momentin kur ka akuza penale ai shkarkohet. Moralisht është tjetër gjë nëse jep dorëheqjen. Unë i drejtohem 7 anëtarëve të Bordit të Këshillit Drejtues të japin dorëheqjen, në këtë 7 është dhe Fullani por nuk mund të merrem me emra të veçantë. Sa i takon qëndrimit në krye të BSH-së gjatë kohës që prokuroria vazhdon hetimet ai duhet të qëndrojë aty... Prokuroria e shtetit që padyshim kja problematikën e saj të lihet e qetë të kryejë hetimin " tha Braho.Braho i përgjigjet protestuesve: Fullani nuk shkarkohet me peticione“Ky problem nuk është vetëm moral e politik por kryesisht ligjor institucional e mjaft kompleks e nuk zgjidhet me thirrje për shkarkime qoftë dhe me shkarkimin e Fullanit.Duke u bazuar në ligj rezulton se krahas mungesës së tyre, dhe mos zbatueshmërisë me korrektesë janë të paqarta dhe kanë nevojë të riformulohen si sistemi financiar bankar.. Ndër përgjegjësitë kryesorë është ajo që ngarkon Këshillin Mbikqyrës, (7 nga 9 anëtarët e tij pasi rezulton se është me 2 mungesa). Duke iu referuar ligjit për Bankën e Shtetit nënvizoj se 9 anëtarët nuk emërohen apo shkarkohen me peticione por sipas ligjit. Kuvendi mund ta shkarkojë Guvernatorin edhe me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës." tha Braho.Si kanë reaguar institucionet? Braho: Berisha mbrojti skandalin si me firmat piramidalePër Brahon përballë këtij skandali, BSH ka reaguar ”pamjaftueshmërisht” disa segmente të shoqërisë civile kanë reaguar “me nxitje” përmes “miniprotestave ndonëse në thelb të drejta të diskutueshme insitucionalisht”; disa anëtarë të Këshillit Mbikqyrës kanë reaguar në “mënyrë anemike”Braho kërkoi të theksonte dhe veçonte reagimin e Sali Berishës i cili ka qenë “problematik”. ”Ka marrë në mbrojtje skandalin, në mënyrë të ngjashme me atë të megavjedhjes në firmat piramidale”Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter