Itali, kultivon marijuanë për të larguar mushkonjat

Kishte në kopshtin e tij dhjetë bimë me marijuanë. Në momentin kur policia mbërriti, është justifikuar duke thënë se kultivimi i marijuanës u përdor për të larguar mushkonjat e bezdisshme që në këtë periudhë “pushtojnë” Lomellina.Personi me inicialet A.R, 52 vjeç, nga Pavia, i cili për momentin është pa punë, u denoncua në polici. Policia e zonës u tërhoq nga era e fortë e marijuanës dhe gjatë kërkimit, përveç bimëve të gjata 2 metra, gjetën dy qese me 900 fara në syrtar.Burri shpjegoi se ai nuk e dinte se kultivimi në një vend privat ishte ilegale dhe tha se kishte kultivuar bimët në mënyrë që ato të shërbenin si anti-insekte. Ai u padit për posedim të drogës me qëllim për ta shitur./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter