Masakra në Elbasan, 4-vjeçari përcillet në banesën e fundit, ish-vjehrri: Tentoi të vriste dhe burrin

Elbasan- Ndonëse vetëm katër vjeç, Kleomar Murati, është përcjellë dje me nderimet e duhura për në banesën e fundit. Pas kryerjes së ekspertizës mjekoligjore, trupi është tërhequr prej gjyshërve të tij nga e ëma.Sipas ekspertëve goditja ka qenë fatale për të miturin, i cili ka ndërruar jetë nga prerja e thellë në qafë me një thikë të madhe nga e ëma e tij, 26-vjeçarja Nexhmije Dushku.Shtëpia e familjes Dushku është mbuluar në zi, ndërsa vajtohej fati i 4-vjeçarit, që dje ishte braktisur totalisht nga e ëma që po mjekohej në spital, pasi pas vrasjes së vogëlushit tentoi të vriste dhe veten.Mësohet se 26-vjeçarja është transportuar nga spitali i Elbasanit drejt atij të Tiranës nga forca të policisë, por nuk kishte familjare të saj.Dera e mortit edhe pse pa xhenaze është hapur edhe te familja e Mehmet Muratit, gjyshit të djalit 4-vjeçar të masakruar nga e ëma.Gjyshja qan nipin e saj që kishte dy vjet që nuk e shihte me sy, por që kishte arritur ta shikonte në distancë, ku Nexhmija apo nëna e saj e nxirrnin në fshat. Të dy familjet jetojnë afër dhe dhimbja ishte shumë e madhe kur e shikonin të rritej dhe nuk e përqafonin dot nipin e tyre.Ndërkaq Mehmet Murati, gjyshi i Kleomarit rrëfen momentin kur mori lajmin e kobshëm.“ Më telefonoi në orën 03:00 të mëngjesit i plotfuqishmi i lagjes dhe më thërriti poshtë te lokali i fshatit. Aty më tregoi për ngjarjen makabre që ish-nusja kishte vrarë djalin e saj dhe nipin tim” tregon ai për gazetën Panorama.Ish-vjehrri i Nexhmije Dushkut, 26-vjeçares që masakroi fëmijën me thikë dhe më pas qëlloi dhe veten, rrëfen marrëdhëniet me ish-nusën e tij.Sipas tij, martesa e të birit 29-vjeç, Altinit me Nexhmijen solli vetëm fatkeqësi, ndërsa tregon dhe episode që kanë rrezikuar dhe jetën e të birit.“ Tre vite më parë ata u ndanë sepse kishin mosmarrëveshje të mëdha mes tyre,por edhe ish-nusja me ne. Djalin kishim të drejtë ta shihnim 1 herë në javë pas ndarjes, po që prej majit të vitit 2012, ata nuk na e sollën më fëmijën. Djali u mërzit shumë dhe vendosi të emigronte në Angli tek i vëllai. Kishte raste që Nexhmija ishte shumë e acaruar. Ajo herë pas here kërcënonte me thikë në dorë. Kështu ka bërë dhe me tim bir, Altinin, por falë Zotit nuk i ndodhi gjë atij” rrëfen ai.(Panorama)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter