Përleshje mes bandave të drogës në Gjermani, vritet shqiptari nga tre turq (Foto)

Gjermani-Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas përleshjeve me 3 shtetas turq. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Hamburg.Sipas mediave gjermane nga përleshja mbeti i vrarë me thikë 32 vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa një tjetër 36 vjeçar u plagos rëndë, por u shpëtua nga mjekët.Sipas policisë gjermane shkak i kësaj përleshjeje mes dy grupeve dyshohet se janë konfliktet për drogën.vrasja ne gjermani 3Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar në rrugën Wilstorfer, 3 persona. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.Policia arrestoi fillimisht një 35 vjeçar, më pas edhe 2 personat e tjerë 38 dhe 29 vjeç. Këta dy të fundit kanë mbetur edhe të plagosur.vrasja ne gjermaniRreth 20 makina policie ishin në patrullim për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që janë sekuestruar një sëpatë, thikë, ndërsa është duke u kërkuar edhe arma.