PD: Duhet ligjshmëri e transparencë për universitetet, skema e Ramës korruptive
Në vazhdim të debateve për mbylljen e disa Universiteteve publike dhe Private ne vend, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se kontrolli në këtë Universitetet është bërë në mënyrë jo transparente.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i PD, Genc Pollo tha se në mbylljen e 63 programeve të studimit është shkelur procedura ligjore dhe se nuk janë marrë parasysh propozimet e Institucioneve të Arsimit të Lartë.“Partia Demokratike përkrah kërkesën e profesoratit dhe të universiteteve për transparencë të plotë të kontrollit të ministrisë; të gjetjeve e shkeljeve të ministrisë ashtu siç janë shkruar e janë fshehur dhe pret që zonja Nikolla t’i bëjë ato publike menjëherë. Vërejme se për mbylljen e të gjitha filialeve universitare e të 63 programeve të studimit është shkelur procedura ligjore, as nuk janë marrë propozime nga institucione të arsimit të lartë dhe as nuk është konsultuar Këshilli i Akreditimit siç e kërkon ligji. Po kështu u veprua me miratimin e kuoatave ku nuk u konsultua as Konferenca e Rektorëve dhe as Këshilli i Arsimit të Lartë e Shkencës siç e kërkon gjithashtu ligji. Edhe pse kishin një vit kohë”, deklaroi Pollo.Pollo thotë gjithashtu se në ato universitete private administrator apo pronarë janë plitikanë të mazhorancës i shpëtuan mbylljes.“Vërej gjithashtu për universitetet private ku politikanë të lartë të mazhorancës nga grupi parlamentar dhe deri tek anëtarët e qeverisë e deri te zyra e ministres që janë pronarë e administratorë i shpëtuan sopatës. Edhe në ndonjë rast kur konkluzioni i kontrollorëve ishte pozitiv, në finale çuditërisht universiteti përfundoi me heqje license. Çështja është se sic ndodhi me operacionin “marrëzia e fundit”, në fakt rezultoi e para, pas të cilit rilindën kazinotë si kurrë më parë; pritet të shohim në çfarë forme, në çfarë pronësie do të rilindë arsimi privat”, tha Pollo.Raporti i ministrisë sipas Pollos, është hartuar nga individë pa njohuri mbi legjislacionin, ku akuzoi sërish kryenspektorën, Ejona Isufi, për diplomë fallco por dhe si donatore e Partisë Socialiste.