Kadeli takim me banorët e Qafë Mollës: Punëtorët të mos diskriminohen

Deputeti i LSI për qarkun e Lezhës Gjovalin Kadeli është takuar me banorë të Qafë Mollës pas ngjarjes së ndodhur më heret ku 3 perosna humben jetën për shkak se galeria e nje prej tuneleve te HEC-it në Qafë Molle të Mirdites u shemb.Ngjarja ndodhi kur viktimat ishin duke gërmuar kur një masiv shkëmbi i zuri poshtë. Që nga kjo ditë banorët kanë reaguar nepërmjet protestave.Ndërsa një tjetër shqetësim është ajo e mosnjohjes së shpronësimit të banorëve që kanë tokën në vendin ku po nddërtohet hidrocentali.“Unë kam përpara dokumentet ligjore të zotërive, të cilët i kanë parqitur në zyrat e shteit shqiptar, në kompesimin e kthimit të pronave për të marrë përgjigjen e tyre të merituar lidhur me kthimin e pronës së tyre, tokë e cila sot shfrytëzohet nga një firmë turke që ka lidhur kontratë me shtetin shqiptar, do ti kërkoj drejtuesve të komapnisë turke, duke marrë shkas edhe nga ngjarja tragjike, që të hqë dorë nga diskriminimi i punëtorëve shqiptarë nga ata turq dhe të respektojë ligjin e shtetit shqiptar”, tha Kadeli.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter