Turqi, sot zgjedhjet presidenciale, në garë 3 kandidatë, Erdogan favorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2014, 08:32
Turqia sot do të zgjedhë për herë të parë me votë të drejtpërdrejtë popullore Presidentin e saj.Tre kandidatë po konkurojnë për President, duke përfshirë edhe Kryeministrin Rexhep Taip Erdogan, që shihet edhe si favorit për t’i fituar këto zgjedhje.Dy kandidatët e tjerë për postin e presidentit janë Ekmeleddin Ihsanoglu dhe Selahattin Demirtas.Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr mbi 50% të votave, një raund i dytë do të mbahet më 24 gusht.I zgjedhur nga parlamenti deri më tani, posti i Presidentit të Turqisë ka qenë më shumë ceremonial. Por Erdogan gjatë gjithë fushatës së tij i ka mëshuar idesë së fuqizimit të rolit të kreut të shtetit. Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që të dielën të dalin në zgjedhje.