Kompania "Kastrati" , partner ekskluziv i "Exxon Mobil" për Shqipërinë e rajon

Gjigandi botëror i prodhimit dhe tregëtimit të karburanteve "Exxon Mobil" me një xhiro mesatare vjetore mbi 600 miliardë USD në vit, vjen për herë të parë në Shqipëri.Më në fund edhe perdoruesit shqiptarë të automjeteve do të kenë mundësi të furnizohen me karburante të prodhuara nga kompania më e madhe në botë në fushën e karburanteve, Exxon Mobil.Exxon Mobil ka zgjedhur si partnerin e saj të vetëm në Shqipëri, kompaninë e mirënjohur Kastrati.Me një kontratë të nënshkruar me datë 22 korrik 2014, kompania Kastrati ka rënë dakord që të gjithë furnizimin në sistemin e saj të shpërndarjes ta bëjë me karburant të markës Exxon Mobil.Po kështu kompania Exxon Mobil ka zgjedhur si partnerin e saj ekskluziv lokal për Shqipërine dhe rajonin kompaninë Kastrati.Shpresohet që ky të jetë një lajm i mirë për konsumatorët shqiptarë të cilët kanë vuajtur në vazhdimësi nga furnizimi me karburant jo në cilësinë e duhur, duke patur parasysh faktin se në çdo rajon ku gjendet Exxon Mobil, u ka kërkuar institucioneve ligjzbatuese të vendeve, zbatimin e normave më të larta në cilësinë e karburanteve.Siç përcakton edhe kontrata e lëshuar, që duke filluar nga muaji gusht e në vazhdim, duke filluar nga partneri rajonal i Exxon Mobil, Kastrati, i gjithë tregu të ketë maksimalisht mundësinë e furnizimit me karburant sipas standarteve që garanton kjo kompani.Krahas të tjerave, kjo do të ishte edhe një garanci më tepër për rritjen e fluksit të vizitorëve në Shqipëri, duke ju garantuar atyre furnizimin e automjeteve me karburant të standarteve më të larta.Oranews.tv