Bitri: Armët e reja dhe ligjet e reja në ushtri iu përgjigjen kushteve të NATO
Tiranë – N/Kolonel Bilbil Bitri, me detyrën e Shefit të Kabineti të kreut të Shtabit të Forcave të Armatosura, ka dhënë sot në studion e “Ora News”, detaje konkrete të ndryshimeve që po ndodhin në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në aspektin e modernizimit dhe atë ligjor, në kuadrin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Bitri shpjegoi para së gjithash se modernizimi ka nisur me armatimin, që nga 4 anijet e reja të patrullimit për Forcat Detare, helikopterët “Kugar” për Forcat Ajrore dhe tani, armët M4 për Forcat Tokësore, të cilat do të “dorëzojnë” përfundimisht “Kallashnikov”-in.Po ashtu, i pyetur për ligjet e shumëdiskutuara dhe të debatuara me Presidentin Nishani, Bitri tha se një realitet i ri, siç është anëtarësimi në NATO dhe detyrimet që rrjedhin prej tij, natyrshëm kërkon ligje të reja, “për arsye të operacionalitetit që iu kërkohet Forcave të Armatosura, që t’u përgjigjen kushteve të caktuara nga Aleanca."Pjesë nga intervista me N/Kolonel Bilbil BitrinNë analizën e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, u tha se FA do të pajisen jo më me kallashnikovë, por me me armët e NATO-s, karabinën M4, një prioritet i vitit 2014.Është vërtet që ky është projekti më i fundit, që do të sjellë modernizimin e FA. Ka pasur një sërë projektesh, që kanë marrë secili prioritetin e vet. Kanë qënë Forcat Detare, që u kompletuan me katër anije patrullimi; janë Forcat Ajrore tashmë për helikopterët shumërolësh "Kugar" dhe kam bindjen se ishte radha e Forcave Tokësore, që përbëjnë pjesën më të madhe të FA, për t'iu përveshur punëve për projektin e modernizimit.Ajo që ministja tha ishte as më pak, as më shumë, transformimi, që mbetet një objektiv, mbetet sfidë. Modernizimi është një proces që me kalimin e kohës, do vazhdojë. Pas 40 apo 50 vjetësh, aq kohë sa mori Kallashnikovi, do duhet të zëvendësohet me një armë tjetër.Mendoj se kishte ardhur koha të ikte Kallashnikovi, për shumë arsye, një ndër to, kryesorja, ndërveprimi dhe standartet me të cilin vepron Aleanca, në të cilën ne jemi anëtarë që prej vitit 2009. Dua të sjell në vëmendjen tuaj se që në vitin 1970, Aleanca ka vendosur standarte për kalibrin e armëve të lehta, që është kalibri 5.56 dhe më vonë, edhe për krehërat që furnizohen këto pushkë të kalibrit 5.56 dhe M4 është një nga këto armë, që e përmbush këtë standart të NATO-s.Janë jo më pas se 12 vende anëtare të NATO-s që e kanë këtë armë në përdorim dhe është arma kryesore që mbizotëron në ushtrinë amerikane.Sa kushton një armë e këtij lloji dhe sa efektivë të forcave të armatosura mund të pajisen?Nuk është fusha që mbuloj unë për të thënë se sa kushton, është një projekt që ka nisur për t’u zbatuar. Di që ajo është në vemendjen e qeverisë. Ka qënë në vemendjen e Aleancës dhe kam përdorur një term, që i shkon edhe pyetjes tuaj, është "Mbrojtje e mençur" dhe ne përpiqemi të jemi të mençur, që kur të bëjmë blerje dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, kjo të mos i kushtojë shumë taksapaguesve shqiptarë. Ata që i blejnë nuk janë Forcat e Armatosura, por thjesht përdoruesit e tyre. Ata që i blejnë janë taksapaguesit sepse janë paratë e tyre. Është detyra jonë që këto para të taksapaguesve të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme.Projekti përfshin forcat tokësore, që përbëjnë pjesën më të madhe të forcës së armatosur. E ka thënë Ministrja e Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është një sfidë e jona, përgatitja e një batalioni që është objektivi i kapaciteteve për Aleancën.Ne kemi pranuar të futemi në Aleancë për të përfituar prej saj, por nuk duhet të harrojmë që kemi dhe detyrimet tona, ndajmë kapacitetetet për t’i shërbyer një qëllimi të përbashkët. Pjesën e barrës që Shqipëria ka marrë për bazë përballë Aleancës, për të kontribuar si pjestare është pikërisht një batalion këmbësorie me disa kapacitete shtesë. Për armët për të cilat flasim, bëhet fjalë për Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, që është prioritet për moderizmin e Forcës Tokësore për vitin 2014.Mendohet që me këtë bataljon të fillohet në Forcat e Armatosura dhe vitin tjetër, që është një stërvitje në kuadrin e NATO-s, një kompani e jona e deklaruar si një forcë përgjegjëse ndaj sinjalit që do të marrë nga NATO, janë në gadishmëri për t'u vënë në funksion në jo më pak se një muaj, në operacionin që NATO do të ndërmarrë në një kohë të shkurtër.Kjo kompani që është deklaruar e para, shpresojmë që të jetë e pajisur 100% me armatimin e lehtë sipas standarteve të NATO-s, me qëllim që stërvitja e vitit 2015-të të prezantohet denjësisht si aleatët e tjerë.Sa afër dhe sa ndryshe jemi ne në krahasim me vendet e tjera, ndryshe edhe krahasuar me legjislacionin?Nuk është se jemi shumë larg, secili nga ne bashkohet për një qëllim të përbashkët dhe secili ofron mundësitë dhe kapacitetet e tij. Ne edhe me “Kallashnikov”-in kemi ofruar mundësi dhe kapacitete për aleancën. Ne kemi kontribuar që nga viti 2002 në operacionin në Afganistan dhe më vonë në operacionin në Irak.“Kallashnikov”-i ka qënë arma që trupat shqiptare kanë përdorur në këto operacione dhe e ka kryer detyrën e vet. Por, them që e ka kryer dhe kapaciteti i vet ka ardhur drejt fundit.Kanë kaluar në Kuvend, tre ligje. Dy prej tyre janë kthyer mbrapsht për rishqyrtim se nuk janë dekretuar nga e Presidentit të Republikës. Njeri prej tyre është ligji për karrierën. Çfarë ndryshimesh prisnit të sillnin këto ligje në strukturën dhe organizimin e Forcave të Armatosura?Forcat e Armatosura për shkak të veçorisë së tyre, operojnë me një kornizë ligjore dhe me ligje bazë që mbështesin veprimtarinë e tyre. Ligjet të cilave ju i referoheni, mendoj se i kanë shërbyer më së miri Forcave të Armatosura. Duhet të kemi parasysh që janë krijuar rrethana të reja, që ai ligj nuk është më 100% në përputhje me realitetin.Ne ndryshojmë gjithçka çdo ditë dhe nuk është e thënë që një ligj të mos ndryshohet. Është Kushtetuta ajo që duhet të ndryshojë më pak se gjithçka, por nuk janë ligjet ato që nuk duhet të ndryshojnë. Këto ligje i shërbyen më së miri Forcave të Armatosura dhe mendoj se kishte ardhur koha t’i përshtateshin këtij realiteti të ri, siç është anëtarësimi në NATO.Anëtarësimi në NATO do të thotë që duhet të operojmë me një set ligjesh që duhet t’i përshtatemi, qoftë në orientim, por edhe në veprim. Ne duhet të ishim njësoj me vendet tjera të Aleancës. Anëtarësimi në Aleancë kërkon operacionalite, fleksibilitet dhe angazhim e kjo gjë duhet të rregullohet sa më mirë nga ligji që rregullon veprimtarinë e Forcave të Armatosura.Një nga këto ligje që bëmë, i jep mundësira Forcave të Armatosura dhe në përgjithësi vendimarrjes dhe zinxhirit të komdanimit të Forcave të Armatosura, që fillon me Komandantin e Përgjithshëm, që është Presidenti i Republikës, me Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes.Ministri i Mbrojtjes është edhe autoriteti i fundit civil që ka autoritet drejtimi në Forcat e Armatosura dhe pastaj janë ushtarakët që vijnë në zinxhirin e komandimit. Ky zinxhir komandimi funksionon sipas një ligji të caktuar, por kam përshtypjen se ligji i ri nuk cenon asgjë nga kjo. Për arsye të operacionalitetit që iu kërkohet Forcave të Armatosura që t’iu përgjigjen kushteve të caktuara nga Aleanca, mënyra e menaxhimit të oficerëve madhor duhet të ndryshonte dhe u ndryshua pikërisht për t’i ardhur në pikë takimi, Forcave të Armatosuara.m.p/Oranews.tv