Sarandë, kryebashkiaku Çipa inspekton plazhet, bashkia ofron lehtësira
Sarandë - Plazhi "Rinia dhe ai i "Centralit" kanë qenë plazhet e inspektuara paraditen e djeshme nga kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa. Ai ka parë nga afër situatën në këto plazhe. Eshtë afruar në çadrat që ka ofruar bashkia për këtë sezon turistik, është takuar me pushuesit dhe ka bashkëbiseduar me ta rreth kushteve të pushimit dhe asaj që mund të jetë mirë me sherbimet që ofron bashkia.Në këtë sezon turistik, lidhur me hapësirën mes shezlongëve dhe çadrave që ofron bashkia me çmimin konkurues prej 200 lekësh, është ofruar edhe sherbimi për të ndihmuar falas paraplegjikët, moshat e treta, veteranët që kanë statusin e tyre, pensionistët që nuk kanë mundësi të paguajnë një shezlong, por edhe asaj që i takon hapësirës publike për njerëz që duan të pushojnë në qetësinë e tyre me një peshqir dhe një çadë të vetën."Si edhe hera të tjera, - tha Çipa. - bëra inspektimin rutinë tashmë nëpër plazhe, jo vetëm unë si kryetar bashkie, por i gjithë stafi i bashkisë. Këto insepktime i bëjmë në disa këndvështrime. E para që ne si bashki të jemi në sherbim të pushuesve të shumtë, që kemi fatmirësisht këtë sezon në qytetin e Sarandës.E dyta të mos abuzohet me çmimet e shezlongëve të vendosur nga bashkia, çmimet e të cilëve janë simbolike, 200 lekë, pra sa gjysma e çmimeve që ofrojnë subjektet private. Dhe e treta të mos abuzohet me shtresat në nevojë, me të moshuarit, me veteranët, me paraplegjikët që për ata shezlongët janë falas. Dhe së fundi të mos abuzohet edhe me ata pushues që nuk kanë mundësi të marin shezlong kur ka edhe plazhe publikë, por duan të pushojnë vetë duke pasur një çadër dhe një peshqir të tyrin," - shtoi kryebashkiaku ndërsa foli për edhe për atë se sezoni turistik është i mbarë.ar.sh/Oranews.tv