VIDEO/ Xhihadisti shqiptar: S'do ndalemi për Allahun, me koka të prera do të vijmë

Dy rebelë shqiptarë të ISIS, kanë publikuar një video në internet, në të cilën i shprehin njeri- tjetrit dhe të 3 të pranishmëve të tjerë të mbledhur në një dhomë me oborr, dëshirën dhe urimin që të ngrenë fjalën e Allahut në çdo pëllëmbë të tokës, gjë që do të vijë vetëm me koka të prera.Në fund të videos thuhet "Albania". Vërehet se në krah të personazhit kryesor, qendron një nga miqtë e rebelit nga Kosova, Lavdrim Muhaxherit, shfaqur disa herë në Fb.“Së shpejti në Palestinë” uron personazhi kryesor i videos, që këndon një këngë e më pas, i nxitur nga patrioti që e xhiron, rrëmbehet për të mbajtur një fjalim plot patos.Ai uron që secili të bashkohet me dëshmorët (shehidët) e rënë nga radhët e tyre në parajsë.Me një fjalor gjysëm arabisht e gjysëm shqip, protagonisti i videos rrëfen dëshirat e tij , ndërkohë që “kameramani” i përgjigjet: Allahi të shpërbleftë vëlla i dashur! E natyrisht nuk mungojnë dhe kërcënimet, ndaj armiqve, që në një moment i thërret me emër: O amerikan, o çifutë.Ja bashkëbisedimi i zhvilluar ndërmjet tyre:- Allahu na bashkoftë në xhenet! Me Pejgamberë të tjerë, me shehida. Ama të gjithë shehidat që kanë rënë, Allahu na bashkoftë me gjithë shehidat. Allahu na pranoftë gjithë këtë ibaditet, gjithë këtë xhihad!- Tekbir!- Allahu na mundësoftë që kjo gjeneratë me qënë gjenaratë e artë për ta mposhtur, për ta zhdukur, për ta shtypur, kufrit, mërtetat, për t’i larguar mërtetat nga kjo tokë, nga çdo pëllëmbë e tokës ku janë e me ngritë fjalën e Allahut, për asnjë qëllim tjetër, vetëm që fjala e Allahut të jetë më e larta dhe sheriati me këmbë në çdo pëllëmbë të tokës !- Amin, jarabi, inshallah!- O munafekrin, o jahud, o ameriki, kudo ku me qënë- Së shpejti në Palestinë!- Nuk do të ndalemi deri sat ë ngrihim fjalën e Allahut në çdo pëllëmbë të tokës. O mërteta, o manafrika. Ke me ardh siç thotë Pejgamberi, ke me ardh me koka të premje,me thika.-  Ky din u lodh prej mërtetave, më shumë se prej munafikave, më shumë se prej kurrfarëve. Selam Alejkum!- Allahu të shpërbleftë vëlla i dashur!(Në fund të videos dëgjohet bashkëbisedimi i kameramanit me dikë tjetër dhe sqarimi: Albania.)ar.sh/Oranews.tv