Elbasan, nëna vret me thikë në gjumë djalin 4 vjeç, tenton të vetëvritet

Elbasan-Krimi në familje godet sërish. Një ngjarje e rëndë  ndodhi në orët e para të së dielës, 10 gusht 2014 ku nëna ka arritur të vrasë më thikë fëmijën e saj.Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në fashatin Godolesh të Elbasanit. Nëna ka goditur disa herë më thikë fëmijën e saj vetëm 4 vjeç ndërkohë që ai flinte.Pas këtij akti, në kushte të rënda psikologjike ka dashur t’i jap edhe fund jetës duke prerë fyrtin por ka arritur të bëjë vetëm plagë të lehta. Ora News siguron pamje të xhiruara me celular të momentit kur gruaja shkon në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore.Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, mjekët kanë vlerësuar, edhe për shkak të gjendjes së saj emocionale, të dërgohet për ndihmë më të speiclaizuar në spitalin e Traumës në Tiranë.Ndërkohë fshatin ku ka ndodhur krimi, banorët nuk kanë dashur të besojnë atë që realisht kanë ndodhur. Në shtepi janë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime.Autorja e këtij krimi është vetëm 26 vjeçe dhe ajo quhet Nexhmije Dushku. Sipas policisë autorja vuante nga depresioni dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i vrasjes së djalit të saj.Por një i afërmi i saj, një ndër personat që është lajmëruar me herët dhe ka qënë në shtëpine e Dushkut rrëfen, sipas tij, disa nga arsyet që mund të kenë çuar drejt kësaj ngjarje. Ai thotë se prej më shumë se 2 vjetësh, Nixhmija ishte e ndarë nga bashkëshorit i saj i cili është emigrant në Angli. I afërmi i familjes Dushku rrefen gjitashtu se burim konflikti pas divorcit ka qënë edhe fakti se babai i fëmijës nuk e ndihmonte të birin me të ardhura mujore duke e vështirësuar më tej gjendjen ekonomike të saj.Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me këtë krim makabër.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter